Home Shëndetësi Akupunktura: Me gjilpëra kundër 50 sëmundjeve

Akupunktura: Me gjilpëra kundër 50 sëmundjeve

Me akupunkturë është e mundur të shërohen më shumë se 50 sëmundje, ndërsa e gjithë filozofia e kësaj mënyre është stimulimi i pikave në trup në të cilat shfuqizohet energjia jetike, që është parakusht për shëndetin psikofizik të organizmit.

Akupunktura në fund të shekullit të kaluar ishte pranuar edhe nga vendet perëndimore si mënyrë natyrale e shërimit pa dhimbje dhe pa kurrfarë pasojash negative për organizmin.

Madje, edhe anëtarët e familjes mbretërore britanike detyrimisht çdo javë e vizitojnë akupunkturologun.

Kjo është mjekësi pa dëme, kontradikta dhe komplikime. Akupunktura tejkalon atje ku mjekësia moderne nuk mundet të ndikojë, por gjithashtu mund të kombinohet edhe më ilaçe.

Gjatë trajtimit sekretohet endomorfina që ndikon më fortë se morfina, dhe është e shkëlqyeshme për pacientët që janë alergjikë në anestetikë. Janë kryer operacione në zemër, tru apo në pjesën e brendshme të veshit në të cilat pacienti ishte zgjuar, por nuk kishte ndjerë dhimbje falë pikave stimuluese në trup.

Si duket trajtimi

Pacienti së pari duhet kontrolluar, e më pas mjeku cakton pikat e akupunkturës si dhe numrin e duhur të tretmanit.

Trajtimi duhet të kryhet në kushte sterile, që do të thotë se duhet pastruar me alkool apo jod dhe të përdoren gjilpëra sterile. Gjilpërat qëndrojnë në pikat akupunkture më së gjati një orë e gjysmë. Kjo metodë nga francezët ndryshe quhet edhe si intervenim i vogël kirurgjikal.

Trajtimet kryhen me gjilpëra të bëra nga metalet e çmuara, ndërsa numri i gjilpërave që përdoren dhe thellësia e shpimit varet nga gjendja e pacientit dhe llojit të çrregullimit.

Cilat sëmundje mund t’i shërojë

Këtu bëjnë pjesë lëndimet e indeve të buta, spazmat e muskujve. Po ashtu, akupunktura aplikohet edhe me terapitë fizike apo bllokadë. Po ashtu, aplikohet edhe në shtatzëni. Pozitive është treguar edhe për shërimin e sinuseve, ftohjet e zakonshme, bajamet, bronkitet, astma, dhimbjet e dhëmbit, gastriti, kundër të thatit, kokëdhimbjes, migrenës, diarresë, sulmit në tru, çrregullimeve hormonale…etj.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...