Home Shëndetësi Alergjia mund të kurohet edhe me ujë

Alergjia mund të kurohet edhe me ujë

Alergjia mund të kurohet edhe me ujëElementi natyral më i bollshëm mbi sipërfaqen e Tokës, po bëhet një ilaç efikas për shumë tipe problemesh fizike.

Është zbuluar që uji mund të jetë një aleat i vlefshëm kundër alergjive dhe sëmundjeve të smogut. Për të parandaluar rrufat, teshtitjet, lotët e bezdisshëm, por edhe dëmet e mushkërive të shkaktuara nga ndotja e qyteteve të mëdha ose nga tymi i cigares, kurat termale me bazë ujin sulfurik po tregojnë që janë një ilaç efikas.

“Janë gjithmonë e më të shumta studimet shkencore, që tregojnë sesi ujërat sulfurikë janë idealë për parandalimin e alergjive nga pjalmet e luleve dhe nga ato të pluhurave. Aktiviteti i squfurit, nën formën e hidrogjenit sulfurat, nxit në fakt proceset e mbrojtjes imunitare, bromi ushtron një veprim qetësues, jodi kundër tharjes dhe kloruri i sodiumit kundër infeksionit dhe rigjenerimit të mukozave.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushtrimet ua zgjasin jetën

Ushtrimi është i njohur për të përmirësuar shëndetin, por kërkimet e reja zbulojnë se thjesht duke shtuar më shumë lëvizje gjatë gjithë ditës, në të vërtetë mund të ndihmojnë njerëzit të jetojnë më gjatë, transmeton Gazeta Express. Ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre në përgjithësi shpesh shkojnë në palestër – ose, në vend të kësaj, kapërcejnë ushtrimin krejtësisht. Shkencëtarët...