Home Këshilla të ndryshme Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim

Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim

Mënyra se si shfaqen reaksionet alergjike nga medikamentet, cilat janë barnrat që japin më shumë alergji dhe si përcaktohet alergjia janë disa nga pikat që do të shpjegojë sot mjeku alergolog, Bardhyl Vaçarri i cili jep edhe këshilla për shmangien e alergjisë nga medikamentet.

Si shfaqen reaksionet alergjike?
Reaksionet alergjike shfaqen në tre forma: e para është reaksioni alergjik të menjëhershme që fillojnë qysh në momentin e marrjes së ilaçit deri në orën e parë. Zakonisht është formë e rëndë dhe mund të çojë deri në gjendje shumë të rrezikshme për jetën.

Së dyti reaksioni alergjik mund të shfaqet i përshpejtuar që fillojnë pas orës së parë të përdorimit të medikamentit deri në ditën e tretë dhe janë më të lehtët dhe shfaqen kryesisht në lëkurë.
Forma e tretë është reaksioni alergjik i vonuar që mund të shfaqet pas ditës së tretë deri pas disa javësh (zakonisht ditën e 5-11) dhe këto kryesisht shfaqen në lëkurë,. Zakonisht personave që u ndodh nuk e lidhin shfaqjen e alergjisë me ilaçin e konsumuar.

Cilat ilaçe japin më shumë alergji?
Është parë se gati të gjitha ilaçet mund të japin alergji, por ka disa apo grupe ilaçesh japin më shpesh. E tillë është penicilina dhe ilaçet e grupit të saj si: amoksicilina, ampicilina apo cepurina, të cilat japin alergji në rreth 1% të rasteve. Po ashtu mund të shfaqin alergji dhe sulfumidiket si Bachima apo Lasieni që japin deri në 3 % të rasteve. Shpesh ndodh që ilaçet që përdoren në radiologji, aspirina apo dhe antibiotik të tjerë si gentamicina, ët shkaktojnë alergji.

Si përcaktohet alergjia nga ilaçet?
Çdo person që merr ilaçe dhe sidomos ata që marrin shumë apo kanë pasur më parë shfaqje të ndryshme alergjike duhet të jenë vigjilentë dhe për çdo dyshim që mund të kenë duhet të drejtohen tek mjeku specialist. Shpesh dhe mjeku specialist e ka të vështirë të përcaktojë me saktësi ilaçin që ka dhënë alergji sidomos kur pacienti i merr me shumicë ato.

Mjeku specialit në vlerësimin e vete bazohet kryesisht në një pyetësor të hollësishëm që i bën pacientit lidhur me ilaçet që merr, kohëzgjatjen, dozat, sëmundjet që ka predispozicion për alergji etj, etj. Gjithashtu bërja e provave të shpeshta dhe të vona në alergji të lëkurë apo dhe analiza më të veçanta si IgE specifike japin kontribut.

Si veprohet në rastin kur shfaqet alergjia nga ilaçet?
Qëndrimi që duhet mbajtur varet në rradhë të parë nga forma dhe gjendja e personit që shfaq alergjinë. Megjithatë së pari këshillohet ndërprerja e menjëhershme e ilaçit që dyshohet apo dihet që ka dhënë alergjinë. Gjithashtu në këto raste ndërpriten dhe ilaçet e tjera më pak të dyshuar për alergjinë, por që janë dhe më pak të rëndësishme në mjekim e të sëmurit. Mund të jepen antihistaminikë dhe më pas sipas shkallës së alergjisë serume dhe ndjekje të specializuara.

Këshilla
-evito marrjen e ilaçeve jo të domosdoshme
-zbato me përpikmëri udhëzimet e mjekut për dozën e ilaçit, kohën dhe mënyrën e marrjes së tij, etj
-mos merr ilaçe që nuk e di se ç’janë
-mos merr ilaçe pa etiketa përshkruese
-mos merr ilaçe që u ka kaluar afati i skadimit
-evito ilaçet me shumë përbërës dhe marrjen njëkohësisht të shumë ilaçeve
-kujdes në marrjen e ilaçeve kur ka dëmtime të rënda të organeve të ndryshme
-kujdes kur ke pasur më parë alergji nga ilaçet ose kur je alergjik
-drejtohuni te mjeku specialist kur ke dyshime për alergjinë nga ilaçeve
-shiko mundësinë e vaksinimit për parandalimin e alergjisë nga ilaçet
-evito marrjen e ushqimeve të pakontrolluara sidomos ato shtazore (mish ose qumësht) sepse mund të marrësh ilaçe që ato i kanë konsumuar para blerjes
-informohu familjarët dhe njerëzit që ju rrinë pranë për alergjinë tuaj/shekulli/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Humbja e peshës mund të çojë në zhdukjen e kësaj sëmundje

Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet pasi humbja e peshës mund të çojë në një mposhtje të sëmundjes nëse është në fazën fillestare, sipas një studimi të ri në mbi 300 pacientë. Në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), u konfirmua marrëdhënia midis peshës dhe zhdukjes së sëmundjes të avancuar nga kërkimet e mëparshme. Mbi një e treta e...