Ana e kundërt e kondicionerëve

Gjatë këtyre ditëve kur meteorologët paralajmërojnë temperatura deri +40°C, shumica e kërkojnë shpëtimin nga vapa në ambiente të mbyllura dhe pranë kondicionerëve.

Nëse janë kualitativë dhe dini si t’i përdorni, kondicionerët me të vërtetë janë shpëtim i vërtetë, sepse pos se freskon, e pastron ajrin, e zvogëlon lagështinë dhe i largon aromat jo të këndshme. Por, kondicionerët dinë të jenë edhe të rrezikshëm, rreziqe këto që shfaqen si pasojë e caktimit jo të duhur të temperaturës.

Dallimi midis temperaturës që mbretëron jashtë dhe brenda nuk duhet të jetë më i lartë se pesë apo gjashtë gradë, ndërsa që kondicionerët duhet të pastrohen dhe të dezinfektohen së paku dy herë në vit.

Kjo për arsye se në gjithë pajisjen, e jo vetëm në filtra grumbullohen pluhura dhe baktere që mund të shkaktojnë sëmundje.

Zakonisht bëhet fjalë për infeksione të ndryshme të sistemit të frymëmarrjes, irritime të mukozës së syve, pastaj shkaktojnë kokëdhimbje, lodhje dhe mungesë të përqendrimit.

KËSHILLA TË NGJASHME