Home Shëndetësi Analgjetikët, ulin riskun nga kanceri i lëkurës, shtojnë atë të veshkave

Analgjetikët, ulin riskun nga kanceri i lëkurës, shtojnë atë të veshkave

Hulumtuesit danezë kanë raportuar në numrin më të ri të revistës Cancer, se personat të cilët marrin ilaçe kundër dhembjes – aspirinë, ibuprofen dhe produkte tjera të ngjashme – rrezikojnë më pak të sëmuren nga kanceri i lëkurës sesa ata të cilët nuk marrin medikamente të tilla.

Ata kanë ardhur në këtë përfundim duke analizuar të dhënat e 18 mijë të sëmurëve nga lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës, si dhe melanomës, në periudhën kohore prej 18 vjetësh.

Ata kanë konstatuar se 38 për qind e personave pa kancer të lëkurës kanë marrë së paku dy lloje të ilaçeve kundër dhembjes. Njerëzit të cilët kanë marrë aspirinë apo medikamente të ngjashme, në krahasim me personat të cilët nuk kanë marrë medikamente të tilla, për 13 për qind më pak risk që të sëmuren nga melanoma, kurse te rastet e tjera të kancerit të lëkurës për 15 për qind më pak.

Te forma e tretë e kancerit të lëkurës, karcinoma bazale qelizore, hulumtuesit nuk kanë vërejtur një lidhshmëri të tillë.

Te personat të cilët kanë marrë medikamente kundër dhembjes një kohë më të gjatë, të paktën dy herë në javë në periudhën prej 7 vjetëve, është konstatuar risk edhe më i vogël i sëmundjes nga kanceri i lëkurës, kurse te melanoma madje për 46 për qind më pak.

Konstatimi i tyre më i ri në serinë gjithnjë e më të madhe të dëshmive të ngjashme, flet se marrja afatgjatë e ilaçeve josteroide kundër inflamacioneve, të njohura me shkurtesën NSAID, mund të mbrojë nga kanceri i lëkurës dhe më së shumti kundër formas më të rrezikshme të tij, melanomës.

“Këto medikamente e kufizojnë veprimin e enzimave specifike, që janë të lidhura me proceset inflamatore”, sqaroi një nga hulumtueset, Sigrun Alba Johannesdottir nga spitali universitar në Aarhus.

Por, edhe shkencëtarët pranojnë se nevojiten hulumtime të mëtejshme, pasi çdo e mirë ka edhe anën e keqe. Marrja afatgjatë e medikamenteve josteroide kundërinflamatore, pos tjerash, rrit edhe riskun nga kanceri i veshkave.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...