Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Analize gjenetike paralindjes duke perdorur vetem gjakun e nenes

Analize gjenetike paralindjes duke perdorur vetem gjakun e nenes

Një analizë e re e bën më të lehtë për të përcaktuar shëndetin e fetusit.

Kjo shihet si një mënyrë për të trajtuar problemet shëndetësore në një fëmijë të palindur, por gjithashtu ngre pyetje etike. Megjithatë, prindërit duan të dijnë – A do të lindin fëmijët e tyre të shëndetshëm?

Deri kohët e fundit, mjekët merrnin mostra nga fetusit për të përcaktuar një sekuencë të plotë gjenetike e cila mund të ofrojë të dhëna mbi sëmundjet e mundshme apo defekte të fetusit. Por kjo lloj analize mund t’a dëmtojë fetusin. Pastaj, shkencëtarët filluan të merrnin mostrat nga gjaku i nënës dhe pështyma e babait, për të siguruar informacion të ngjashëm.

Tani, analiza e re është edhe më e thjeshtë.

Shkencëtarë në universitetin Stanford, analizuan vetëm mostrat e gjakut nga dy gra shtatzëne – njëra me fetus të shëndetshëm, dhe tjetra me një çrregullim të rrallë gjenetik.

Rezultatet u përputhën me gjenetikën e çdo foshnjeje pas lindjes.

Analiza me metodën e re mund të bëhet në tremujorin e parë të fetusit, duke lënë kohë të mjaftueshme për t’i zbuluar dhe ndoshta trajtuar sëmundjet e fetusit gjatë shtatzanisë.

Por analiza e re ngre pyetje të dukshme etike. Parashikohet që brenda 3 vjetëve të ardhshëm, me këtë teknologji të re, shkencëtarët mund të jenë në gjendje të përcaktojnë sekuencën e plotë gjenetike të një fëmija të palindur. Dhe kjo mund të çojë që më shumë prindër të ardhshëm të konsiderojnë të ndërpresin shtatëzaninë, nëse rezultatet e analizës tregojnë për ndonjë defekt të mundshëm në fetus./bebaime/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...