Home Këshilla të ndryshme Ananasi mbron sytë

Ananasi mbron sytë

AnanasiTë gjithëve neve na u është thënë që të vegjël se karotat janë të mira për shëndetin e syve dhe shumë nëna të reja ua japin fëmijëve të tyre.

Karota është një perime e mirë për sytë, ndërsa ananasi është një frutë edhe më i mirë se karota për shëndetin e syve.

Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i tri racioneve ananas çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes apo të zbehjes së shikimit, transmeton “Zeri.info”.

Në një studim ku morën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E; si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë.

Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm.

Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit.

Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota.

Përveç që mbron sytë, përbërësit e ananasit janë jashtëzakonisht të dobishëm edhe për ata që duan të humbin peshë, pasi studime të ndryshme kanë treguar se përfshirja e ananasit në dieta ndihmon në eliminimin e kilogramëve të tepërt.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...