Home Shëndetësi Anemia dhe rreziku nga depresioni pas lindjes

Anemia dhe rreziku nga depresioni pas lindjes

Anemia dhe rreziku nga depresioni pas lindjes Ndikimi i anemisë në dukurinë e depresionit pas lindjes (DPL) nuk është mekanizëm që është sqaruar në tërësi. DPL është çrregullim serioz me pasoja negative për gjendjen fizike e shpirtërore të nënës e fëmijës.

Janë të njohur faktorët psiko-socialë të cilët rrisin rrezikun nga paraqitja e DPL-së, si për shembull depresioni para lindjes, merakosja për fëmijën, temperamenti i fëmijës, mungesa e vetërespektit, statusi i dobët social etj.DPL mund të ketë pasoja afatgjate në kuptim të ngecjes në zhvillim dhe asaj kognitive.

Përveç dëshmive për atë se çrregullimi i funksionit të gjëndrës mbrojtëse ka rol në raste të veçanta të DPL-së, janë zbuluar edhe disa variabla fiziologjike të cilat mund të jenë paralajmërues të rëndësishëm për paraqitjen e atij çrregullimi.

Njëra nga ato është lodhja e tepërt e tjetra është pagjakësia (anemia).

Anemia shkakton lodhjen dhe është e lidhur me simptome plotësuese si ndjeshmëria, apatia dhe pamundësia për t’u koncentruar. Përveç kësaj, mungesa e hekurit ndikon në metabolizmin e gjëndrës mbrojtëse. Pra, anemia është e lidhur me simptomat e depresionit. Studimi, qëllimi i së cilit ka qenë të vërtetohet hipoteza e cekur, ka përfshirë 37 gra të cilat posa kishin lindur.

Hulumtuesit kanë vizituar gratë në shtëpitë e tyre ditën e 7-të, 14-të dhe të 28-të pas lindjes. Gjatë çdo vizite të bërë grave u është marrë mostër e gjakut me qëllim që të përcaktohet shkalla e hemoglobinës. Anemia është definuar në rastet kur koncentrimi i hemoglobinës është <120 g / L.

Përveç kësaj hulumtuesit përmes pyetësorit kanë marrë informata mbi shprehitë ushqyese, furnizimin prenatal dhe statusit të punësimit. Gjatë takimit të fundit gratë kanë përfunduar plotësimin e pyetësorit duke vlerësuar simptomat e depresionit.

Rezultatet e studimit kanë treguar se anemia e hershme pas lindjes e indikuar me shkallën e ulët të hemoglobinës, është faktor i rëndësishëm për zhvillimin e DPL-së.
Koncentrimi më i ulët i Hb-së është dukuri normale në shtatzënësinë e shëndoshë dhe të 3-4 ditëve të para pas lindjes.

Atëherë koncentrimi duhet të fillojë të rritet. Te 8 gra që morën pjesë në këtë studim, gjatë vizitës është vërejtur se koncentrimi i Hb-së nuk është kthyer në normale. Te të gjitha këto 8 gra së shpejti janë paraqitur simptomat e depresionit.

Pra, anemia mund të shkaktojë gjendjen depresive. Disa nga simptomat të cilat janë pasojë e anemisë, si lodhja e tepërt, iritimet, koncentrimi i dobët, dukshëm ndikojnë në ndjenjat e nënës në periudhën pas shtatzënësisë si dhe në marrëdhëniet me fëmijën.

Por, prapëseprapë janë të nevojshme hulumtime të mëtutjeshme me qëllim që të konstatohet me siguri lidhja në mes parametrave të përmendur.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...