Anksiozët janë më të zgjuar?

Ankthi dhe shqetësimi kanë evoluar si karakteristika të rëndësishme për mbijetesë, pohojnë shkencëtarët.

Për nevojat e hulumtimit shkencëtarët nga Universiteti Downstate Medical Center në New York kanë vëzhguar 26 persona me çrregullime anksioziteti, si dhe 18 vullnetarë pa çrregullime. Shkencëtarët çdo pacienti ia kanë matur koeficientin e inteligjencës dhe përmes rezonancës magnetike spektroskopike kanë matur aktivitetin e kolinës.

Kolina është pjesë e membranës qelizore, e cila është e domosdoshme që impulset trunore të transmetohen deri te sistemi qendror nervor.

Tek personat anksiozë koncentrimi i metabolitit, materies që prodhon organizmi, në përbërje të kolinës ishte më i ulët. Koncentrimi i ulët i metabolitit ishte edhe te personat inteligjentë, çka na çon deri te përfundimi që personat anksiozë janë më inteligjentë.

“Ky hulumtim na sugjeron që anksioziteti ka evoluar së bashku me inteligjencën”, ka deklaruar për revistën  “Frontiers in Evolutionary Neuroscience”, dr. Jeremy Coplan.

Dr. Coplan ka shtuar se “edhe pse brengosja e tepruar konsiderohet karakteristikë negative, ndërsa inteligjenca e lartë pozitive, me brengosjen e tepruar mund të shmangim situatat e rrezikshme.”

Shkencëtarët theksojnë se si personat që nuk brengosen nuk do të ndërmarrin hapa preventivë, ndërsa njerëzit e tillë kanë shkallë më të ulët të mbijetesës.