Home Shëndetësi Ankthi nxit fryrjen e zorres se trashe

Ankthi nxit fryrjen e zorres se trashe

Meteorizmi, pra prania e ajrit në zorrë vjen nga një ushqim shumë i pasur me fruta dhe perime që fermentohen gjatë tretjes, por gati gjithmonë sidomos tek vajzat e reja shkaku është sindroma e zorrës së trashë së irrituar.

Bëhet fjalë për shqetësimin që ka të bëjë me sistemin nervor autonom (ai që rinon funksionet vegjetative, “automatike” të organizmit si frymëmarrja, tretja, qarkullimi i gjakut) dhe që manifestohet në zorrë e në stomak.

Problemi lidhet shpesh me një gjendje ankthi dhe tensioni që rrit lëvizjet e zorrëve dhe si pasojë mbushet me ajër.

Veç fryrjes vihen re dhe dhimbje shqetësuese të barkut dhe “një ndjenjë rëndese në krye të stomakut. Veç të tjerash alternohen ditët me dhimbje zorrësh dhe njëkohësisht dhe me jashtëqitje të dobëta sidomos në momente tensionesh të veçanta.

Dhe ky është shqetësimi i parë që duhet hequr për të eliminuar simptomën e zorrëve. Do të jetë mjeku që do t’ia shpjegojë pacientit cili është mekanizmi që nxit shqetësimet e zorrëve duke sugjeruar terapitë e duhura që nga ilaçet e ëmbla e duke e edukuar paralelisht me një regjim ushqimi korrekt.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...