Home Shëndetësi Anoreksia e dëmton seriozisht shikimin

Anoreksia e dëmton seriozisht shikimin

Hulumtimi më i ri, i kryer në Greqi, ka treguar se çrregullimet serioze në të ushqyer, të njohura me emrin anoreksia, mund të ndikojnë në dëmtimin serioz të shikimit.

Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë 13 femra me diagnozë të anoreksisë dhe 20 vullnetare të shëndosha.

Shkencëtarët kishin dashur të vërtetohen rreth spoteve të verdha, ku gjendet retina, e cila mundëson që gjërat të shihen në mënyrë më të kthjelltë. Analiza ka treguar se disa nerva dhe spotet e verdha janë shumë më të holla te femrat që vuajnë nga anoreksia se sa te femrat që nuk kanë probleme në çrregullimin e ushqimit.

Femrat e diagnostikuara me anoreksinë kishin aktivitet më të dobët elektrik në sy, prandaj e kishin më të vështirë në kthjellimin e fotografisë. Në revistën shkencore “British Journal of Ophtalmology”, autorët e hulumtimit kanë theksuar se shikimi “shpesh goditet” te njerëzit që vuajnë nga anoreksia. Anoreksia më shpesh lajmërohet te femrat nga mosha 12 deri 25 vjeçe.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...