Home Këshilla të ndryshme Anoreksia është ngjitëse, ja kush ju infekton

Anoreksia është ngjitëse, ja kush ju infekton

Anoreksia mund të jetë ngjitëse. Ajo transmetohet si rezultat i ndikimit të kolegeve, por edhe nga bota e modës.

Studimi i drejtuar nga Xhoan Kosta-Font ku kishin marrë pjesë rreth 3.000 të rinj, ka konstatuar se anoreksia është një dukuri e cila “ushqehet” më së shumti nga shoqëria, kolegët tanë, por sidomos edhe nga pamjet e shfaqura nga bota e modës.

Ne kemi gjetur prova se presioni social, përmes formës fizike, është një përcaktues në shpjegimin e shumë rasteve të anoreksisë tek të rinjtë. Në këtë mënyrë ata nxitin një perceptim të shtrembëruar të trupit të tyre”, thotë Font.

Ndërkaq, kërkuesit britanikë kanë hetuar edhe ndikimin e detyruar nga kolegët në një grup ku kishin marrë pjesë 2871 të rinj midis moshës 15 deri në 34 vjeç.

Analiza e të dhënave të ofruara prej tyre, tregoi një lidhje të qartë në mes të çrregullimeve të të ngrënit dhe ndikimit të moshatarëve apo tendencave të të rinjve në tërësi, për shfaqjen e tyre.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...