Home Këshilla të ndryshme Antibiotikët me rekomandim të mjekut

Antibiotikët me rekomandim të mjekut

Antibiotikët me rekomandim të mjekut Me rastin e Ditës evropiane të vetëdijesimit për antibiotikë, në Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, është organizuar një konferencë për media, me ç’rast zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mybera Mustafa, u ka dërguar një mesazh qytetarëve që antibiotikët të përdoren vetëm me përshkrim të mjekut, në të kundërtën, këto barna mund të kenë efekte negative, të cilat profesionistët nuk i dëshirojnë.

Ajo tha se MSH në kuadër të strategjisë sektoriale shëndetësore, do të promovojë politika të drejta shëndetësore, të cilët ulin rezistencën në antibiotikë, sepse ulja e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë së popullatës sonë, është një objektiv të cilin duhet ta arrijmë me çdo kusht.

Me këtë rast, kujdes të veçantë do t’i kushtohet edhe zhvillimit të programeve të mbikëqyrjes së përdorimit të antibiotikëve.

Kurse dr. Lul Raka, koordinatori i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), tha se rezistenca ndaj antibiotikëve është problem serioz i shëndetit publik në Evropë dhe kudo në botë, duke shënuar dyfishim në nivelin global gjatë 5 viteve të fundit.

Nga kjo konferencë u është bërë thirrje edhe profesionistëve që të jenë të kujdesshëm në dhënien e antibiotikëve, derisa qytetarëve u është kërkuar që të mos marrin antibiotikë pa përshkrimin e mjekut. /Telegrafi/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...