Home Këshilla të ndryshme Antibiotikët më të fortë natyralë kundër gripit

Antibiotikët më të fortë natyralë kundër gripit

Zbulimi dhe zhvillimi i antibiotikëve ka shpëtuar shumë jetë të njerëzve dhe kafshëve.

Megjithatë, para se të filloni t’i merrni ilaçet, nuk do të ishte ide e keqe të mendoni për antibiotikët natyralë. Para zbulimit të antibiotikëve, shumë infeksione bakteriale kishin rezultat fatal.

Edhe pse do të fillonte si infeksion i vogël, me kalimin e kohës do të komplikohej ashtu që trupi më nuk mund ta përballonte atë. Antibiotikët kanë kontribuuar në ndalimin e shumë sëmundjeve, ndërsa procedurat e ndryshme kirurgjikale janë bërë më të sigurta për pacientin.

Fatkeqësisht, një tipar i shumë baktereve është përshtatja apo adaptimi. Ato janë në gjendje të evoluojnë dhe bëhen rezistuese ndaj ilaçeve me të cilat veprohet në to. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve vetëm sa e ka përshpejtuar procesin e krijimit të rezistencës së tyre.

Për këtë arsye gjithmonë këshillohet që të përpiqeni t’i luftoni bakteret në mënyrë natyrale përpara se t’i përdorni ilaçet, përcjell koha.net. Për fat të mirë, ekzistojnë ushqime me aktivitet antibiotik, si dhe preparate natyrale që mund të shërbejnë për këto qëllime.

Hudhra 

Në të gjithë botën njihet jo vetëm si ushqim i shëndetshëm, por edhe si ilaç. Ajo është përdorur për qindra vjet si antibiotik, dhe përveç kësaj ka edhe veti antivirale, antimikrobike dhe antifungale. Për vetitë shëruese të hudhrës merita ka përbërësi “alicinë”, që gjendet edhe tek qepët. Kundër infeksioneve hudhrën mund ta përdorni të shtypur, të zier pak ose të papërpunuar.

Vaji i rigonit 

Falë komponentit kimik karvakrol, rigoni është një tjetër antibiotik i shijshëm. Rekomandohet për të gjitha llojet e infeksioneve bakteriale, veçanërisht për sëmundjet e sistemit të tretjes. Për rezultate më të mira përdorni vaj që përmban të paktën 70% karvakrol. Për shkak të vetive të tij antifungale, ky vaj mund të përdoret gjithashtu për trajtimin sipërfaqësor të lëkurës, sipas Health & Human Research.

Echinacea 

E njohur si një nga ilaçet më të mira natyrale, echinacea më së shpeshti përdoret gabimisht si ilaç kundër gripit, për çfarë ekspertët thonë se nuk i prodhon efektet e dëshiruara. Në vend të gripit duhet të përdoret për t’i luftuar infeksionet bakteriale, për t’i trajtuar plagët e hapura ose helmimin e gjakut. Gjithashtu prodhon rezultate në luftën kundër infeksioneve të frymëmarrjes.

Piperi i kuq 

Përdorimi i këtij përbërësi bie ndesh me parimin e këshillave mjekësore që duhet t’u përmbahemi ushqimeve pa erëza derisa jemi të sëmurë. Megjithatë, piperi i kuq është një antibiotik i mirë, dhe gjithashtu ka veti antifungale, ndërsa nëse dëshironi të ngroheni nga brenda dhe kështu ta shkurtoni pushimin tuaj mjekësor, mund të jetë zgjedhja e duhur. Rekomandohet që të konsumohet me vaj ulliri ose të kokosit për ta shmangur dëmtimin e indeve të ndjeshme gjatë sëmundjes.

Ekstrakti i farave të grejpfrutit 

Është zbuluar se ekstrakti i kësaj fare ka efekt po aq të fortë sa edhe disa sapunë antibakterialë. Mund të përdoret gjithashtu në ushqim, si ilaç për infeksione bakteriale, dhe mund t’i trajtojë me sukses rritjet e ndryshme në lëkurë.

Xhenxhefili 

Xhenxhefili është një erëz e shkëlqyeshme për përdorim të përditshëm. Përbërësi aktiv, gingeroli, është treguar se e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe është gjithashtu i dobishëm për parandalimin ose lehtësimin e problemeve të tretjes. Prej kohësh është përdorur si antibiotik natyral, veçanërisht në luftën kundër patogjenëve të ushqimit. Kështu që nëse konsumoni xhenxhefil me ushqimin tuaj çdo ditë, rreziku për t’u sëmurë do të ulet në mënyrë dramatike, edhe nëse jeni të ekspozuar ndaj baktereve si salmonela ose listeria.

Lakra 

Lakra dhe bimët e tjera nga familja e lakrave e kanë aftësinë që pas konsumimit t’i mbushin zorrët tona me gazra. Kjo nuk është e këndshme, por nëse doni t’i luftoni bakteret, lakra është ajo që ju nevojitet. Përbërësi i squfurit në lakër është përgjegjës për krijimin e gazrave në lukth, por është gjithashtu i domosdoshëm në shkatërrimin e qelizave të dëmshme. Vetitë antibakteriale e lakrës janë më të theksuara kur konsumohet në gjendje të freskët.

Vaji i kokosit 

Për shkak të bollëkut të antioksidantëve në vetvete, vaji i kokosit ka aktivitet të theksuar antifungal dhe antimikrobial, dhe për këtë arsye e mbart epitetin e ushqimit çudibërës. Përdorimi i moderuar kontribuon në forcimin e sistemit imunitar, ndërsa pasi përmban një përqindje të lartë të acideve yndyrore të ngopura, këshillohet që të përdoret në mënyrë të dozuar.

Uthulla e mollës 

Si ilaç i shkëlqyeshëm gjatë dietës, uthulla e mollës gjithashtu ka shumë veti antibiotike dhe antiseptike dhe rekomandohet për përdorim të përditshëm dhe si masë preventive ndaj kancerit.

Mirra 

Ndoshta e mbani mend emrin e kësaj bime nga tregimi biblik i lindjes së Jezusit, gjë që gjithashtu mund t’ju zbulojë se sa kohë njerëzit kanë ditur për vetitë e saj shëruese. Studime të shumta e kanë vërtetuar kapacitetin e kësaj bime për t’i luftuar bakteret si E. coli, stafilokoku etj., prandaj kjo bimë është një përbërës i rregullt në ilaçe të ndryshme ose shtesa në ushqyerje.

Vaji i gjetheve të ullirit 

Jo vetëm fruta e ullirit, por edhe gjethet e kësaj bime janë një burim i shëndetit. Ekstrakti i gjetheve të ullirit, si ilaç natyral për ethe, ka qenë në përdorim që nga fillimi i shekullit 19, dhe është zbuluar se e shëron malarien. Acidi elenolik, me të cilin janë të pasura gjethet e ullirit, është konfirmuar se i vret bakteret, viruset dhe kërpudhat.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...