Antibiotikët rrisin rrezikun e obezitetit tek fëmijët

Antibiotikët rrisin rrezikun e mbipeshës tek fëmijët në të ardhmen. Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se kurimi me antibiotikë i sëmundjeve të fëmijëve që nuk kanë mbushur ende 6 muaj jetë bën që të rritet me 22% rreziku i obezitetit kur të rriten.

Studimi ka vëzhguar 11 000 fëmijë në Britaninë e Madhe. Ky kërkim shkencor tregon se obeziteti nuk ka lidhje vetëm me një dietë të pashëndetshme, por ndikojnë edhe faktorë të tjerë.

“Marrja e antibiotikëve në muajt e parë të jetës eliminon bakteret e shëndetshme që ndikojnë në përthithjen e vlerave ushqimore në organizëm”, theksoi për ‘Daily Mail’ profesori Leonardo Trasande i Universitetit të Nju Jorkut.