Home Shëndetësi Aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër

Aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër

Çrregullimet në zemër përbëjnë përbëjnë numrin më të madh të shkaqeve për shtrime në spital. Por një pajisje e re mund të ndikojë që ky numër të pakësohet.

Pajisja është mjaft e vogël, por mund të sjellë dobi për më se 1 milionë amerikanë që shtrohen çdo vit në spital për shkak të problemeve kardio-vaskulare. Doktor Uilliam Abraham i universitetit të shtetit Ohajo thotë se aparati i ri është provuar për afro 10 vjet në spitale dhe klinika dhe rezultatet janë mjaft pozitive.

Pajisja është një sensor i imët që implantohet nëpërmjet një tubi në arteret pulmonare të zemrës. Kjo procedurë zgjat vetëm 7 minuta. Një herë në ditë, pacienti e kalon këtë pllakë nëpër gjoks, si mënyrë skanimi, e cila regjistron të dhëna rreth presionit në zemër. Të dhënat e mbledhura dërgohen drejtpërdrejt me radio-valë në kompjuterin e mjekut. Nivelet e larta të presionit në zemër mund të jenë të rrezikëshme. Por me këtë pajisje, mjekët e marrin informacionin menjëherë dhe mund të modifikojnë ilaçet shpejt, para se të jetë nevoja për shtrim në spital.

Deri tani, matja e peshës së pacientit ka qënë një prej mënyrave të vemte për mbikqyrjen e pacientëve të tillë. Shtimi i peshës trupore është një simptomë e dështimit të zemrës; dështim zemre quhet gjendja që njeriu provon kur zemra nuk pompon gjak të mjaftueshëm. Ekspertët thonë se ndryshimi i përditshëm i peshës trupore e vështirëson parashikimin e rasteve të dështimit të zemërs. Sipas studimit, pacientët që përdorën pajisjen e re me ndjesorë, gjatë vitit të parë u shtruan në spital 38 përqind më pak sesa pacientët e tjerë që nuk e kishin këtë pajisje./voa/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...