Home Këshilla të ndryshme Apneja gjatë fjetjes

Apneja gjatë fjetjes

Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, edhe kjo mund të shkaktojë lodhjen. Porse, çfarë nëse nuk jeni të vetëdijshëm se bëni gjumë të pamjaftueshëm dhe jo të shëndoshë?

Gjendja e këtillë quhet apne – çrregullim i gjumit që shkakton ndërprerje momentale të frymëmarrjes.

Kjo mund të ndodh disa herë gjatë natës, dhe secilën herë kur ndodh ndërprerja e frymëmarrjes, personi me këtë çrregullim gjumi, zgjohet dhe e ndërpret ciklin e gjumit, porse shpesh nuk është i vetëdijshëm për këtë.

Një gjë është e sigurt, e vetmja pasojë të cilën do ta ndieni është – lodhja e përhershme, pa marrë parasysh gjatësinë e gjumit. Apneja gjatë kohës së gjumit, e shkaktuar me obstruksion të rrugëve të larta të frymëmarrjes, më së shpeshti shfaqet te gratë të cilat kanë peshë të tepërt.

Edhe gërhitja është një prej shenjave të apnesë gjatë fjetjes. Këshillojmë konsultimin e domosdoshëm me specialistin! Mjeku do t’ju rekomandojë ndryshimin e mënyrës së jetesës, uljen e peshës së tepërt dhe ndërprerjen e duhanit. Në trajtim përfshihen edhe preparatet të cilat i mbajnë rrugët e frymëmarrjes të hapura gjatë fjetjes

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...