Argjinarja, ilaçi që i mungon kuzhinës sonë

Argjinarja, ilaçi që i mungon kuzhinës sonëArgjinarja është një bimë me një kërcell të gjatë dhe një lule. Kërcelli i saj shkon deri ne 1,5 m. Gjethet mbulojnë njëra tjetrën dhe në lulëzim, një lule e madhe i del në krye. Atë e gjejmë sot me emrat si argjinare, artichaut (frëngjisht) al-harsufa (arabisht), artichoke, siç i thonë amerikanët, etj.

Argjinarja, në fillim ajo u përdor si ilaç dhe nuk kishte hyrë ende në kuzhinën perëndimore apo arabe, të cilët e huazuan menjëherë.

Atëherë e shikonin si një bimë afrodiziake dhe shpesh ua ndalonin femrave, që të mos eksitoheshin.

Një bimë anti-oksiduese

Argjinarja është një bimë anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e lirë”, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit. Tek angjinarja ka shumë përbërës fenolik si dhe anti-cianikë. Po kështu në përbërjen e argjinares gjejmë një tjetër anti-oksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit.

Inulina është një glucid preboitik që nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorrës së trashë. Bakteret e dobishme të zorrëve mund ta absorbojnë inulinën, e cila është e dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve. Ajo kontrollon glikeminë dhe lipidet e gjakut. Por argjinarja është shumë e mirë dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo ka në përbërjen e saj shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit 2.

A është e mirë për mëlçinë?

Po! Argjinarja ka një efekt të mrekullueshëm mbi mëlçinë dhe është një diuretik i mrekullueshëm. “Cynarine” përdoret në laboratorët mjekësore për të krijuar ilaçe që favorizojnë funksionimin “hepatobiliar”. Kjo cilësi, si “koleretik”, stimulon sekrecionet hepatike dhe të tëmthit. “Cynarine” është e përqendruar veçanërisht në kërcellin e argjinares, të cilën nuk e konsumojmë. Argjinarja ka gjithashtu cilësi të tjera kurative. Ajo eliminon toksinat e shumta që kemi në organizëm, shërben kundër lodhjes dhe lehtëson tëmthin për evakuimin e lëngjeve.

Argjinarja në kuzhinat tona

Argjinarja tek ne është kultivuar prej kohësh si gjellë apo në formë sallate, por ajo ende nuk e ka gjetur përdorimin e gjerë siç e kanë zarzavate të tjera.
Nisur nga cilësitë e mrekullueshme të saj, duhet që argjinarja të kultivohet gjerësisht. Argjinarja e pjekur oksidohet me shpejtësi pra, pas gatimit, ajo duhet konsumuar shpejt dhe nuk duhet lënë qoftë dhe në frigorifer. Ajo ruhet vetëm e freskët, pra e pa gatuar. Kur ke ngrënë angjinare dhe pi ujë, njeriu ndjen një shije të ëmbël në gojë. Kjo vjen si rezultat i përbërësit të saj, inuline, e cila vepron mbi receptorët e shijes në gjuhën e njeriut. Argjinarja na furnizon me glucide (sheqer) specifike si insulinë, e cila konsumohet pjesërisht. marr nga Telegrafi

KËSHILLA TË NGJASHME