
Çdo ditë kur zgjohesh, por edhe para se të flesh, pastron lëkurën tënde me late dhe tonik dhe e “ujit” me një produkt me veprim të lehtë hidratues.
Sa rrezikojnë temperaturat e ulëta, smogu i qyteteve, rrezet ultravioletë dhe pirja e duhanit. Më pas e ushqen me një krem antirrudhë. Edhe pse ndjek në mënyrë skrupoloze abc-në e bukurisë, përsëri fytyra jote nuk ka një pamje shumë të kënaqshme.
Gjithashtu irritohet dhe skuqet me lehtësi. Shpjegimi është i thjeshtë: lëkura me kalimin e kohës tenton të fishket, pasi është normal procesi kronologjik i plakjes. Por kësaj i shtohen edhe një sërë faktorësh me veprim agresiv mbi lëkurën tonë.