Aromat e parfumit

Nëse kërkoni një parfum të fortë, që shkaku i aromës së tij të gjithë do të kthejnë kokën pas tij, zgjidhni një që për bazë e ka livandën.

Hulumtimet kanë treguar se kjo aromë ndikon në mënyrë relaksuese dhe është diçka që meshkujt në mënyrë absolute e adhurojnë.

Kini kujdes në cilat vendet hidhni parfumin. Mos harroni një sasi të vogël ta vendosni edhe në qafë, nyjat kyçe si dhe në disa pjesë nën mjekër.

Stili i flokëve është diçka që përsos stilin tuaj, pra floku në të vërtetë është një magnet për meshkuj, sidomos nëse ka aromë vanilje.

Kur të shkoni në takim, mos harroni që në vendet që dëshironi të ekspozoheni të vendosni parfum. Qafa është njëri ndër vendet më interesante për të vendosur parfum. Shkaku i rritjes së pulsit dhe temperaturës, në momente të caktuara trupi juaj gjatë një kohe të caktuar rreth vetes do të shpërndajë aromë të këndshme.

Pasi të keni vendosur parfumin në vendet kyçe dhe jeni rregulluar për të dalë, shishen me parfum vendoseni para vetes, lirojeni një sasi më të vogël të parfumit dhe kaloni përmes resë së parfumit.