Home Ushqim Arrat për qarkullim të mirë të gjakut

Arrat për qarkullim të mirë të gjakut

Arrat për qarkullim të mirë të gjakutKonsumimi i 56 gramëve arra në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare tek popullata me diabet, thuhet në studimin më të ri nga universiteti ‘Yale’.

Studimeve të mëparshme që kanë vërtetuar veprimin pozitiv të bademit dhe fëstëkëve u është bashkuar edhe ai për arrat.

Pas tetë javë studimesh, shtypja e matur e gjakut tek të anketuarit me diabet të tipit 2 që në ditë kanë konsumuar 56 gramë arra (përkrah regjimit të rregullt të ushqimit të tyre), ishte për 2.2 për qind më e mirë sesa te ata që nuk kanë ngrënë fare arra.

Përveç qarkullimit më të mirë të gjakut, janë vërejtur edhe veprime të tjera pozitive, si zvogëlimi i nivelit të sheqerit dhe kolesterolit të përgjithshëm në gjak.

Duke ndikuar në faktorët që janë të rrezikshëm për paraqitjen e arterosklerozës dhe dëmtimit të damarëve të gjakut dhe duke nxitur vazodilatacionin (zgjerimin e enëve të gjakut), arrat luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e diabetikëve, çka është shumë e rëndësishme duke marrë parasysh numrin e madh të të sëmurëve në botë

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...