Home Këshilla të ndryshme Arrat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Arrat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Arrat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrësNga të gjitha frutat me lëvozhgë, arrat përmbajnë nivelet më të larta të antioksidantëve. Dhe kur është fjala për ushqimet e shëndetshme për zemrën, arrat janë në mesin e tri ushqimeve më të shëndetshme.

Përveç se janë të pasura me fibra, proteina, vitamina dhe minerale, nuk është për t’u habitur që rezultatet e studimeve të ndryshme kanë treguar se konsumi i rregullt i arrave mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, disa lloje kanceresh dhe diabetin tip 2.

Në studimin e fundit, hulumtuesit nga Universiteti i “Scranton”-it në Pensilvani kanë analizuar antioksidantët në disa lloje të frutave me lëvozhgë: arra, bajame, kikirikë, fëstëkë, lajthi, arra braziliane dhe arra indiane.

“Arrat janë renditur më sipër se të tjerat. Një grusht arra përmban gati dy herë më shumë antioksidantë se e njëjta sasi e çdo frute tjetër me lëvozhgë. Për fat të keq, njerëzit thjesht nuk e hanë arra në sasi të mjaftueshme, shkruan gazeta Zeri.

Hulumtimi ynë tregon se si pjesë e një ushqimi të shëndetshëm, duhet të hani më shumë arra”, tha shefi i hulumtimit, Joe Vinson. Ekspertët këshillojnë t’i konsumoni ato të papërpunuara, jo të përpunuara, sepse në këtë mënyrë zvogëlohen vetitë antioksiduese.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...