Home Teknologji Internet Arrin aplikacioni për telefona të “mençur” për Informim mbi Emergjencat

Arrin aplikacioni për telefona të “mençur” për Informim mbi Emergjencat

Arrin aplikacioni për telefona të mençur për Informim mbi EmergjencatUNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme / Agjencinë e Menaxhimit Emergjent kanë lansuar aplikacionin për telefona të mençur (smartphone) “Aplikacion i Menaxhimit Emergjent në Kosovë – AMEK”.

Ky aplikacion do të mbështesë në mënyrë inovative përpjekjet për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë në Kosovë. Është një aplikacion mobil i thjeshtë, i dobishëm dhe interaktiv (Android, iOS dhe Windows Phone) që do t’i informojë qytetarët në kohë reale mbi ngjarjet emergjente dhe fatkeqësitë aktuale si: vërshime, rreshje të mëdha të borës, thatësira, dhe rreziqe tjera meteorologjike, zjarre, shkatërrim i mjedisit, epidemi, probleme në infrastrukturë komunale, aksidente trafiku, demonstrata, protesta, etj.

Fushatën për këtë projekt e drejton Kryqi i Kuq i Kosovës. Aplikacioni është gratis dhe mund të merret duke klikuar në linqet për: Apple iPhone, iPad (iOS)

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...