Home Këshilla të ndryshme Arsyeja kryesore e prekjes nga kanceri

Arsyeja kryesore e prekjes nga kanceri

Mospirja e duhanit, të ngrënit shëndetshëm dhe konsumimi sa më pak i alkoolit ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundja

Ambienti që na rrethon, rrezatimi, duhani dhe sëmundjet, luajnë një rrol shumë më të madh sesa AND – ja, në zhvillimin e kancerit.

Sipas tyre, zakone të shëndetshme si mospirja e duhanit, të paturit një peshë trupore të ekuilibruar, të ngrënit shëndetshëm dhe konsumimi sa më pak i alkoolit, nuk garantojnë se nuk do të prekeni nga kanceri, por këto faktorë ulin në mënyrë dramatike rrezikun për t’u prekur nga sëmundja.

Vitin e kaluar, një tjetër studim doli në përfundimin se pjesa më e madhe e rasteve të kancerit shkaktohen nga probleme të AND – së, që gjenerohen rastësisht teksa trupi plaket dhe qelizat e tij ndahen. Shkencëtarët thanë se kjo tregonte se, pjesa më e madhe e rasteve të kancerit, vinin për shkak të “fatit të keq”.

Për studimin e fundit, u vrojtuan katër analiza të mëparshme rreth shkaqeve të prekjes nga kanceri, si dhe disa nga të dhënat që u përdorën në studimin e një viti më parë.

Megjithatë, rezultatet janë të kundërta. Dr.Yusuf Hannun, i Universitetit Stony Brook, në SHBA tha se teksa fati luan rol, faktorët që na rrethojnë janë shumë më të rëndësishëm. Këtu përfshihen dieta ushqimore, alkooli, duhani, rrezet e dëmshme të diellit, disa viruse, ndotja e ajrit dhe faktorë tjerë./21Media

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto janë mënyrat mënyrat natyrale për të shtuar në peshë

Rreth 2/3 e njerëzve në SHBA janë mbi peshë ose obezë, por gjithsesi shumë njerëz në botë, kanë problem pasi janë tepër të dobët.Ky është një shqetësim real pasi të qënit nën peshë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin po aq sa të qënit obez. Çfarë do të thotë në të vërtetë të qënit “nën peshë”?Të qënit nën peshë...