Home Shëndetësi Arsyet e dhimbjes së shpinës

Arsyet e dhimbjes së shpinës

shpinaProblemet me dhimbjen e shpinës për çdo njeri kthehen në një ferr të vërtetë, jo vetëm dhimbjet janë problem por edhe harxhimi i parave në kura ose masazhe të shtrenjta.

Që mos të arrini deri në këtë pikë, do t’ju tregojmë disa faktor që sjellin dhimbjet e shpinës.

Plakja:

Dhimbja e shpinës është më e shpeshtë me kalimin e moshës. Ju mund të keni dhimbje shpine për të parën herë rreth moshës 30 ose 40-vjeç.

Angazhimi i paktë fizik:

Dhimbja e shpinës zakonisht është më e shpejtë te njerëzit të cilët nuk janë aktiv.

Të qenit i mbipeshë:

Ushqimi i pasur në kalori dhe yndyra mund t’ju bëjnë juve të shtoni peshë. Pesha e tepërt mund të bëjë presion në shtpinë dhe shkaktojë dhimbje

Trashëgimia:

Disa raste të dhimbjes së shpinës, si spondiliti ankilotik, një formë e artitit që prek shpinën, mund të keni edhe natyrë gjenetike.

Sëmundje të tjera:

Disa lloje të artritit dhe kancerit mund të shkaktojnë dhimbje shpine.

Puna që bëni:

Nëse ju duhet të ngrini pesha të mëdha, të shtyni, ose tërhiqni duke shfrytëzuar shpinën tuaj, ju mund të prekeni nga dhimbja e shpinës. Nëse punoni në tavolinë gjithë kohën dhe nuk ngriheni të qëndroni ca kohë në këmbë, ju po ashtu mund të keni dhimbje shpine.

Pirja e duhanit:

Trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të sigurojë mjaft përbërës ushqimore në disqet e shpinës tuaj nëse ju pini duhan. Kolla e duhanxhinjve po ashtu mund të shkaktojë dhimbje shpine. Njerëzit të cilët pinë duhan kanë vështirësi të shërohen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...