Arsyet e renies se vetullave

Arsyet e renies se vetullaveShkaku me I shpeshte eshte ajo qe quhet Alopecia ,nje semundje  autoimune ku  organizmi prodhon antitrupa ndaj folikulit te qimes duke shkaktuar renien e saj. Zakonisht Alopecia lokalizohet ne pjesen e flokeve por  mund te preki edhe qimet e trupit  dhe te fytyres.

Nese renia e vetullave ka si shkak Alopecine mundesia per tu rritur serish eshte e madhe megjithese mund te doje nje kohe te gjate.

Nder mjekimet e kesaj gjendje mund te jene injeksionet me kortizonik ne zonat e renies,mjekimi local,fototerapi etj.

Shkaqet e tjera jane ato gjendje te organizmit qe cojne ne nje shtim  te renies se flokeve dhe te qimeve  si dhe ngadalesimin e e zevendesimit me qime te reja fenomen I njohur si Telogen effluvium). Disa nga keto gjendje jane:

Stresi (Ku pervec efekteve te drejtperdrejta   ne organizem  behet shkak  edhe per  Trikotilomanine ose shkulja e pavetedijshme e flokeve ,qerpikeve apo vetullave)

Infeksionet e renda,Gjendjet gripale,ethet

Semundje te tiroides,Crregullimet hormonale,Mungesa e hekurit,Diete e varfer ne disa vitamina dhe ne protein,Disa medikamente,Kontraceptivet oral,Infeksione  mykotike(Tinea capitis).

Nese renia e vetullave ka si shkak nje nga gjendjet atehere zgjidhja e shkakut primar del ne plan te pare duke mundesuar rritjen serish te flokeve dhe qimeve.Ne disa raste Telogen effluvium mund te sherohet pa mjekim. /Dr.Enkeleda Tashi/

KËSHILLA TË NGJASHME