Home Shëndetësi Aspirina mund të shpëtojë jetë

Aspirina mund të shpëtojë jetë

1Një studim i fundit ka zbuluar se të moshuarit që marrin një dozë të ulët të aspirinës do mund të ulin në mënyrë drastike rrezikun për t’u prekur nga kanceri si dhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se përdorimi i rregullt i këtij ilaçi mund të rrisë jetëgjatësinë dhe shpëtojë jetët e qindra mijëra pacientëve që janë të rrezikuar nga ndonjë sëmundje.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sëmundjet kardiovaskulare janë shaktari kryesor i vdekjes si tek meshkujt ashtu edhe femrat. Një në katër vdekje në SHBA çdo vit vie për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Aspirina mund të ndihmojë pacientët që rrezikohen nga sëmundjet e zemrës sepse ajo hollon gjakun dhe parandalon mpiksjen e tij. Për studimin e ri, hulumtuesit shkencorë përdorën të dhënat më të rëndësishme të disa studimeve kombëtare.

Duke përdorur këto të dhëna, që lidheshin me sëmundjet kronike, mundësia për të kryer aktivitet fizik çdo ditë, indeksin e masës trupore dhe vdekshmërinë, hulumtuesit shkencorë krijuan dy skenare.

Në skenarin e parë hulumtuesit shkencorë u përqendruan tek rezultatet – si të mira ashtu edhe të këqija të ndjekjes së udhëzimeve më të rëndësishme.

Skenari i dytë ishte për të matur potencialin e plotë të përfitimeve dhe të metave nëse të moshuarit marin aspirina çdo ditë

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...