Home Këshilla të ndryshme Aspirina vetëm për ata të cilët kanë pasur sulm në zemër

Aspirina vetëm për ata të cilët kanë pasur sulm në zemër

Përdorimi i përditshëm i aspirinave si preventivë për sëmundjet kardiovaskulare mund të jetë e dobishëm, por vetëm për ata të njerëz të cilët kanë pasur sulm në zemër. Kjo ishte bërë me dije gjatë hulumtimeve të kryera nga ekspertë të ndryshëm.

Personave të shëndetshëm, përdorimi i pakontrolluar i aspirinave mund t’u sjellë më shumë dëme se dobi.

Te këta persona përdorim i pakontrollueshëm mund të sjellë gjakderdhje të brendshme. Në kundërshtim me  këshillat e mëparshme, pas hulumtimeve të kryera, ishte vërtetuar se njerëzit e shëndetshëm nuk duhet të përdorin aspirinën për të parandaluar sulmin në zemër apo në tru. Aspirina me atë rast më shumë do t’iu sillte dëme, ngase do të mund të shkaktonte gjakderdhje të brendshme.

Ekspertët nga Universiteti i Edinburgut theksojnë se përdorimi i përditshëm gati sa dyfishon rrezikun për një gjakderdhje të mundshme dhe nuk ka kurrfarë ndikimi pozitiv në parandalimin e sulmit në zemër dhe në tru. Besohet se një numër i madh i njerëzve çdo ditë merr aspirina për t’iu ndihmuar si preventivë. Po ashtu, ekspertët kishin theksuar se reagimi i aspirinës është më i dobët tek femrat sesa te meshkujt.

Sipas mjekut Don D. Sin, femrat me rrezik të zvogëluar apo mesatar për infarkt nuk do të duhej të merrnin aspirinë si terapi preventive.
Në një analizë të zgjeruar, dr. Sin dhe ndihmësit e tij kishin kryer 23 hulumtime në të cilat ishin përfshirë rreth 113.494 persona, të cilët kishin hulumtuar ndikimin e aspirinës në parandalimin e infarktit.

Aspirina deri diku kishte zvogëluar rrezikun nga infarkti për një nuancë deri në 28%, por nuk kishte zvogëluar rrezikun e infarktit, i cili për pasojë ka vdekjen. Po ashtu, ishte vërejtur që rezultatet e klinikave ishin të ndryshme në krahasim me njëra-tjetrën.

Ekspertët tregojnë se 27% e variacioneve në përgjithësi, raportet e infarkteve të butë mund të sqarohen me numrin e meshkujve dhe  femrave të
përfshirë në studime. Në përgjithësi, studimet në të cilat kishin marrë pjesë meshkujt, kanë rezultuar me zvogëlim të rrezikut për infarkte të buta, derisa studimet  në të cilat ishin përfshirë femrat, nuk kishin treguar një zvogëlim të rrezikut për një infarkt të butë.

Sipas dr. Sin, këto të dhëna janë në përputhshmëri me pohimin se aspirina ka më pak ndikim te femrat, prandaj një këshillë për to do të ishte të mos përdorin aspirinën si preventivë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...