Home Këshilla të ndryshme Ata që flenë më shumë se tetë orë janë më të rrezikuar...

Ata që flenë më shumë se tetë orë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme!

Të fjeturit më shumë se tetë orë gjatë natës mund të shpie deri te vdekjet e hershme, thonë studimet e reja.

Një studim ka gjetur se njerëzit që rregullisht bëjnë më shumë gjumë, mund të përfundojnë me “çrregullime serioze të gjumit” që përçajnë frymëmarrjen dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Si rezultat, studiuesit, që kanë shikuar të dhënat e 74 studimeve, kanë thënë që gjumi i tepërt mund të jetë “shenjë” e shëndetit të dobët.

I publikuar në një gazetë të njohur, studimi shqyrtoi lidhjen mes gjumit të vetë-raportuar, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë në më shumë se tre milionë pjesëmarrës nga viti 1970 deri në vitin 2017.

Shkencëtarët kanë gjetur se kohëzgjatja e gjumit më shumë se dhjetë orë rritë rrezikun për 30% nga vdekja e hershme duke e krahasuar me shtatë orë gjumë.

Studimi zbuloi gjithashtu një rritje të rrezikut nga vdekshmëria në tru në 56% dhe 49% rritje të rrezikut të vdekshmërisë kardiovaskulare për ata që flinin më shumë se tetë orë.

Studiuesit kanë shpjeguar se ky studim ka një rol të rëndësishëm në shëndetin publik në atë që tregon se gjumi i tepërt është shenjë e rrezikut të lartë kardiovaskular.

Gjetjet e tyre kanë implikime të rëndësishme pasi klinicistët duhet të kenë konsideratë më të madhe për të eksploruar kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit gjatë konsultimeve.

Studimi, i cili gjithashtu zbuloi se cilësia e dobët e gjumit ishte e lidhur me një rritje prej 44% të sëmundjeve koronare të zemrës, është një nga shumë studimet që nxjerr në pah ndikimin që gjumi mund të ketë në shëndetin fizik të një personi.

Muajin e kaluar, Univeristy of Sydney, zbuloi se privimi i oksigjenit të shkaktuar nga apnea e gjumit mund të shkaktojë te truri tkurrje në rajonet që luajnë një rol të rëndësishëm në kujtesë dhe të cilat gjithashtu preken nga çmenduria.

Një studim i ngjashëm ka zbuluar se një sasi e pamjaftueshme e gjumit mund të jetë gjithashtu e dëmshme për shëndetin mendor.

Gjetjet përfunduan se një ritëm i ndërprerë i qarkullimit mund të çojë në një mundësi më të madhe të zhvillimit të çrregullimeve të humorit dhe të ulë nivelin e lumturisë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...