Home Këshilla të ndryshme Ataku në zemër – ‘shpëtimtar’ është ngritja e peshave!

Ataku në zemër – ‘shpëtimtar’ është ngritja e peshave!

Ngritja e peshave ju mbron nga ataku i papritur në zemër më shumë se vrapi apo çiklizmi. Ky është rezultati befasues që sugjeron një studim i ri mbi sëmundjet kardiovaskulare.

Të dyja llojet e stërvitjes përmirësojnë masat kryesore të shëndetit kardiovaskular, por peshëngritja është më efektivja mes tyre. Ushtrimet e ndërtimit të muskujve çojnë në ulje më të madhe të peshës trupore dhe presionit të gjakut dhe më pak incidenca të diabetit.

Por as kjo lloj forme e aktivitetit nuk përmirëson sasinë e yndyrave që bllokojnë arteriet e gjakut, siç është kolesteroli.

Ndërkohë studimi sugjeron që të moshuarit mund të përfitojnë më shumë nga transportimi i qeseve të mëdha tregtare në autobus, sesa të shkojnë për një shëtitje të shpejtë.

Hulumtuesit nga Universiteti i St George’s, në Grenada, analizuan të dhënat shëndetësore dhe shprehitë ushtrimore të 4,086 të rriturve.

Ata gjetën se 36% e pjesëmarrësve në studim nga 21 deri në 44 vjeç janë angazhuar në stërvitje “statike” dhe 28% në stërvitje “dinamike”, siç është vrapimi. Shifrat për të rriturit e moshës 45 dhe më të vjetër ishin 25% dhe 21% respektivisht.

Angazhimi në të dyja llojet e aktivitetit uli faktorët e rrezikut kardiovaskular nga 30% në 70%, por lidhja ishte më e fortë në stërvitje statike dhe tek të rinjtë.

Ndër të rriturit më të vjetër, peshëngritja ulte presionin e gjakut, indeksin e masës trupore dhe diabetin, por jo kolesterolin. Aktivitete të tilla si vrapi ose çiklizmi ulën BMI-n e tyre – por jo aq shumë.

Në sajë të rezultateve, Organizata e Shëndetit publik në Angli sugjeron 30 minuta stërvitje me intensitet të moderuar pesë ditë në javë dhe ushtrime forcuese të muskujve dy herë në javë.

Ndërkohë udhëheqësja e studimit, Dr Maia Smith, tha: “Si trajnimi i forcës ashtu edhe aktiviteti aerobik duket të jenë të shëndetshëm për zemrën, madje edhe në sasi të vogla, në nivel të popullsisë”.

“Megjithatë, aktiviteti statik u duk më i dobishëm sesa dinamiku dhe pacientët që bënë të dyja llojet e aktivitetit fizik dukeshin më mirë se pacientët të cilët thjesht ngritën nivelin e një lloji të aktivitetit”, sqaroi Smith.

Një detaj interesant ishte se aktiviteti statik dhe dinamik ishin pothuajse aq të popullarizuar për njerëzit e moshuar.

“Unë besoj se kjo i jep mundësi klinicistëve të këshillojnë pacientët e tyre më të vjetër se ata duhet të futen në palestër dhe jo në maratonën vjetore”, tha Smith.

“Gjëja e rëndësishme është të sigurohemi që ata janë të angazhuar në aktivitet fizik”, theksoi doktoresha.

Gjetjet u paraqitën në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë në Konferencën Latino Amerikane në Lima, Peru.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...