Austria nxjerr “Winter Card” per skiatoret

Austria e Poshtme po pergatitet te leshoje nje karte te re dimerore “Winter Card”, me te cilen mund te behet ski ne te gjitha zonat me terheqese.

Me ane te kesaj karte qe mban moton: “ Ski kur dua,, kudo qe dua”  mund t’a ushtrosh kete sport ne shtate zona te Austrise se Poshtme per tre apo pese dite.

Nje zyrtar qeveritar qe eshte pergjegjes per projektin, shpreson te terheqin shume vizitore dhe rreth 13 mije femije te shkollave fillore per te mesuar ski dhe sporte te tjera dimerore.

Austria e Poshtme eshte nje  zone popullore per sportet e dimrit, per shkak te aksesit te saj te lehte dhe nje destiance relativisht te shkurter nga pjesa me e madhe e Austrise Lindore. Ajo ka rreth 20 vendpushime per ski dhe mbi 20 shkolla te skive.

Te gjitha keto mund te arrihen me “Winter Card”, e cila kushton 94 euro per tre dite, dhe 138 euro per pese dite.