Home Shëndetësi Avandia, diabeti dhe problemet në zemër

Avandia, diabeti dhe problemet në zemër

Një studim i ri e lidh ilaçin diabetik Avandia me rrezikun për probleme në zemër, goditje në tru dhe vdekje mes të moshuarve mbi 65 vjeç.

Studimi u kryesua nga doktor David Graham, shkencëtar pranë administratës amerikane të ushqimeve dhe barnave. Ai kërkon ndalimin e Avandias, ndërkohë që administrata e Barnave ka në plan ta shqyrtojë këtë çështje.

Rreth 23 milionë amerikanë vuajnë nga diabeti. Për trajtimin e kësaj sëmundjej ekzistojnë shumë barna. Por Avandia është ilaçi më i përdorur për të mbajtur të ulët nivelin e sheqerit në gjak. Lajmi vjen vetëm pak kohë para se komisioni shkencor i administratës së ushqimeve dhe barnave të mblidhet për të vendosur fatin e këtij ilaçe mjaft të përdorur nga pacientët me diabet.

Të dhënat kanë treguar se sëmundjet e zemrës përbëjnë një shkak kryesor të vdekjeve mes personave me diabet të tipit 2. Studiuesit thonë se rreziku nga Avandia nuk mund të kalojë pa u përfillur dhe këshillojnë pacientët me diabet që të konsiderojnë marrjen e barnave të tjera, mundësisht më të sigurta sesa Avandia

Shkencëtarë të tjerë thonë se për të arritur në një përfundim të saktë nevojiten studime të tjera, dhe këshillojnë që pacientët me Diabet të konsultohen me mjekun lidhur me të mirat dhe të këqiat e Avandias./voa/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...