Home Ushqim Avokado ju ndihmon t’i përjetoni të njëqindat

Avokado ju ndihmon t’i përjetoni të njëqindat

Në bazë të hulumtimeve të fundit, avokado mund të jetë arma më e përsosur në luftë kundër plakjes dhe sëmundjeve.

Vaji nga kjo perime në teste ka treguar se e ka fuqinë për t’i luftuar radikalët e lirë, të cilët janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Shumë përbërës që posedojnë antioksidues në pemë dhe perime, siç janë karota dhe domatja, mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit me radikalët e lirë, por substancat e tyre nuk mund të depërtojnë deri te mitohondria.

Por, sipas studimeve për biokimi dhe biologji molekulare të ekspertëve amerikanë, substancat e avokados munden. Radikalët e lirë e kanë për qëllim shkatërrimin e mitohindrisë dhe kështu ndalojnë prodhimin e energjisë në vetë qelizën, e cila në fund edhe vdes. Vaji i avokados është aq i dobishëm sa u mundëson qelizave të mbijetojnë edhe kur të jenë të ekspozuara përqindjes së madhe të hekurit, të cilin e prodhojnë radikalët e lirë.

I ngjashëm me vajin e avokados është edhe vaji i ullirit, i cili në vendet mesdhetare është shumë i përdorueshëm, prandaj vaji i avokados në Amerikë njihet ngjashëm si vaji i ullirit në vendet mesdhetare.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si t’i hiqni pikat e zeza me produktet që keni në frigorifer?

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me limon e sheqer, tek ato...