Home Teknologji Bakteret janë kudo rreth nesh: Kujdes me telefonat dhe tastierën

Bakteret janë kudo rreth nesh: Kujdes me telefonat dhe tastierën

Një numër i madh zyrash i ekspozohet baktereve. Hulumtimet kanë treguar se bakteret në masë janë të pranishme në karrige dhe telefona, por hulumtuesit kishin mbetur të habitur nga fakti se miu dhe tastiera e kompjuterit ishin më pak të prekura nga bakteret.

Hulumtuesit kanë konstatuar se bakteret ishin më të pranishme aty ku kishte më shumë meshkuj, sepse ata lëvizin më shumë dhe sipas natyrës meshkujt janë më pak të kujdesshëm për sa i përket higjienës, e natyrisht se trupi i femrës është më i vogël se sa ai i mashkullit.

Mu për këtë arsye ekspertët të cilët edhe kishin marrë pjesë në këtë hulumtim dëshirojnë të paralajmërojnë se meshkujt tërheqin shumë më shumë baktere në krahasim me femrat. Me këtë rast ekspertët dhe shkencëtarët kishin zbuluar një numër prej 500 baktereve të cilat ishin vërejtur në trupin e meshkujve dhe që në përgjithësi ishin në lëkurën e trupit të njeriut.

Me këtë rast shkencëtarët dhe mjekët sugjerojnë meshkujt që sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës më shumë t’i kushtojnë vëmendje higjienës personale, sepse nga kjo pakujdesi mund të pësojnë edhe të tjerët, pra kolegët tuaj me të cilët ndoshta punoni në të njëjtën zyrë apo ambient.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...