Home Shëndetësi Bakteri Escherichia Coli, prej ku paraqitet!

Bakteri Escherichia Coli, prej ku paraqitet!

Bakteri Escherichia Coli, i cili shkakton rreth 70 % të infeksioneve urinare vjen nga mishi i pulës, tregon studimi i qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve CDC.

Për shkak të numrit të madh të antibiotikëve me të cilat trajtohen pulat, në to zhvillohet një lloj rezistent i bakterit E. Coli, i cili në organizëm hyn me ngrënien e mishit dhe shkakton infeksione të dhimbshëm. Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë besuar që infeksionet e dhimbshme urinare të cilat çdo ditë prekin miliona femra në botë vijnë nga vetë zorrët e njerëzve, por analiza e mostrave të mishit në treg ka treguar të kundërtën, bën të ditur FoxNews.

Shkencëtarët kanë analizuar disa lloje të ndryshme të mishit, nga ai i pulës, derrit dhe lopës dhe kanë vërtetuar që në mishin e pulës ka më së shumti lloje të E. Colit rezistent në antibiotikë, ndërsa ato baktere nuk hyjnë në organizimin njerëzor gjatë përgatitjes së ushqimit, por vetëm me ngrënien e mishit i cili përmban baktere.

Supozohet që pula ka më së shumti E.Coli për shkak të sasisë së madhe të antibiotikëve me të cilat ushqehen zogjtë e pulës, që të rritet prodhimtaria dhe rendimenti i tyre

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...