Home Këshilla të ndryshme Balanca është çelësi për humbje peshe

Balanca është çelësi për humbje peshe

Vetëm pse një dietë ju ndihmon të hiqni kilogramë, nuk do të thotë që është e mirë për ju – të paktën ky është mesazhi që vjen nga ekspertët pas një renditjeje të re të dietave mëtë shëndetshme.

U.S. News and World Report’s Best Diets for Healthy Eating në listën e dietave më të mira për ushqim të shëndetshëm fut dietat më të popullarizuara, i vë në një varg testesh

rigoroze nutricioniste dhe të stilit të jetës dhe pastaj vlerëson “shëndetshmërinë” e tyre.

Paneli prej 22 ekspertësh përfshin nutricionistët dhe specialistët e diabetit, shëndetit të zemrës, sjelljes së njerëzve dhe humbjes së peshës.

Ata kanë shikuar 20 dieta, duke marrë në konsideratë shtatë aspekte të secilës dietë, nga vlerat ushqyese e deri tek siguria – apo sa lehtë është që të mbahet dieta.

Dietat më të mira, duke marrë pesë pikë maksimale, ishin DASH-Dietary Approaches to Stop Hypertension (Qasjet distike për të ndalur hipertensionin), TLC-the Therapeutic Lifestyle Changes (ndryshimet terapeutike në stilin e jetës), dieta mesdhetare, Mayo Clinic (dieta e klinikësMayo), Volumetrics (dieta volumetrike) dhe dieta e kompanisë

internacionale Weight Watchers.

Andrea Giancoli, një dietolog që shërben në panel ka thënë: “Ata që marrin më

së shumti pikë në siguri dhe vlera ushqyese – ato janë të ngjashme me njëra-tjetrën.”

Panelistët i japin rëndësi qasjes së dietave për të shmangur ushqimet e përpunuara dhe përqendrimi i tyre në perime, pemë dhe drithëra të papërpunuara. Të gjithë promovojnë

ngrënien e një sasie të vogël të proteinave dhe ushqimeve qumështore jo të yndyrshme si dhe konsumimin e balancuar të yndyrave të shëndetshme. Prandaj, dietat që kanë marrë më së paku pikë në përgjithësi janë jo të balancuara dhe jorealiste. Më të këqija

ishin Paleo (dieta paleolitike), Raw Food (ushqimi i pagatuar) dhe dieta e Atkinsit, të cilat konsiderohen “për së tepërmi strikte”.

Ndoshta nuk është befasuese që për shkak të përbërjes së lartë të mishit, përqindjes së ulët të karbohidrateve dhe vlerës së lartë të yndyrave të ngopura, dieta e famëkeqe e Atkinsit nuk ka magjepsur panelin, ndërsa dieta Paleo, me porosinë e saj “hani mish”, është një rrugë e shpejtë për të ulur nivelet e kalciumit dhe vitaminës D.

Dieta me ushqim të papërpunuar po ashtu e vështirëson mbajtjen e niveleve të kërkuara të vitaminave D, B-12 dhe kalciumit. Dëgjojeni trupin, thotë paneli – një dietë duhet t‘ju bëjë të ndiheni energjik dhe “vital”. Marramendja, lodhja dhe pagjumësia janë shenja të vogla paralajmëruese që një dietë mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Fatkeqësisht, qëllimi i humbjes së kilogramëve shpesh i kushton shëndetit gjatë dietave të rënda.

Madelyn Fernstrom, drejtoreshë e UPMC-University of Pittsburgh Medical Center Weight Management Center dhe autore e “The Real You Diet” thotë se “njerëzit janë aq të dëshpëruar sa që ata humbin sensin për të menduar normalisht”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...