Home Këshilla të ndryshme Banane për mëngjes? Nuk është ide e mirë

Banane për mëngjes? Nuk është ide e mirë

4Shumica prej nesh për mungesë kohe, apo në nxitim e sipër, në vend të mëngjesit hamë një banane. Por pavarësisht vetive të shumta që ka, si kalium, fibër dhe magnez, do të bënit mirë që të mos e nisnit ditën me këtë frutë.

Arsyeja? Ato përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni të uritur.

Sipas dr. Daryl Gioffre, ky frut duhet të shoqërohet me yndyra të shëndetshme për të mos humbur asgjë prej saj.

Gjithashtu edhe nivelet e aciditetit të kësaj frute nuk janë të rekomandueshme për stomakun tuaj fill pasi jeni zgjuar nga gjumi.

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë.

“Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kështu bllokohet sistemi digjestiv”, shpjegon dr. Gioffre.

Sipas tij, është mirë që banania të shoqërohet me yndyra të shëndetshme, si gjalpë kikiriku, kos natyral ose qull, disa erëza, si kanellë etj.

Ekspertët, poashtu këshillojnë që mos të konsumohen më shumë se dy banane në ditë, pasi ato janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e organizmit tonë gjatë ditës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...