Home Ushqim Bananet shërojnë AIDS-in

Bananet shërojnë AIDS-in

Ekspertët besojnë se bananet mund të jenë një ilaç i fortë që do të na mbrojë nga virusi HIV. Në testet laboratorike ishte treguar se përbërësi i bananeve ‘banlec’, është efikas sa dy ilaçe ekzistuese kundër virusit HIV, prandaj ekspertët besojnë se tretmanët e lira të bazuara në përbërësin me emrin ‘banlec’, mund të mbrojnë mijëra jetë.

Përbërësin natyror lektinë, të cilin hasim në bimë,  lufton në mënyrë të suksesshme lufton kundër infeksioneve.  Pra, ekspertët amerikanë kanë arritur të zbulojnë se përbërësi  lektinë, i cili gjendet në banane, mund të parandalojë infektimin me virusin HIV, në atë mënyrë duke bllokuar kalimin  e tij në trupin e njeriut.

Problemi me disa ilaçe kundër HIV-it, është që virusi pëson mutacion dhe  bëhet rezistent, por kjo do të jetë shumë më e vështirë nëse përbërësi lektinë, është i pranishëm. Lektina mund të kombinohet me sheqerin i cili gjendet në vende të ndryshme të membranës HIV-1 dhe  supozojmë që nevojiten disa herë të pësojë mutacion para se të depërtojë në membranë. Këtë mënyrë e kishte shpjeguar hulumtuesi kryesor nga Universiteti i Miçigenit, Majkëll Svenson.

Përbërësi ‘banlec’, gjatë testeve laboratorike, ishte efikas sa dy ilaçe të tjera anti-HIV.  Besohet se ky përbërës mund të përdoret si i vetëm apo edhe në kombinim me ilaçet e tjera kundër virusit HIV. Lajmi i mirë është se edhe suksesi më modest i këtij përbërësi do të mund të shpëtonte shumë jetë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

(Disa) ushqime dhe kanceri, kronologjia e një lidhjeje të dyshuar!

U deshën 50 vjet për të kuptuar se stilet e jetesës, në radhë të parë ajo që në pjatë, janë në origjinë të në shumë se gjysmës së tumoreve Për të kujtuar rëndësinë e ndjekjes së një diete korrekte është Shoqata Italiane për Hulumtime të Kancerit (Airc), e cila është kthyer në 2,500 sheshe italiane me iniciativën ‘Portokalli i Shëndetit’. Të...