Bananja kundër konvulsioneve ne këmbë

Bananja kundër konvulsioneve ne këmbëParaqitja e konvulsionit ne këmbe shfaqet papritmas dhe janë kontraksione te dhimbshme te muskujve.Konvulsionet mund te paraqiten te te gjithë muskujt, mirëpo me se shpeshti paraqiten ne muskujt e këmbëve.

Konvulsionet paraqiten si pasoje e lodhjes, ushtrimeve te renda, dehidrimi, sëmundjet e veshkave, problemet me metabolizëm, përdorimi i barërave te caktuara etj.

Disa konvulsione mund te parandalohen duke marre mjaft lëngje, mandej edhe aktivitete e lehta fizike mund te ndihmojnë ne parandalimin e konvulsioneve.

Besohet se edhe konsumimi i një bananeje ne dite mund ti parandaloje konvulsionet.
Ajo qe mund te bëni ne rast te konvulsioneve është masazhi i lehte e muskulit. Ata me konvulsione kronike duhet te lajmërohen te mjeku.