Home Këshilla të ndryshme Barnat kundër osteoporozës e zvogëlojnë rrezikun nga vdekja e hershme për 34%

Barnat kundër osteoporozës e zvogëlojnë rrezikun nga vdekja e hershme për 34%

Një studim i fundit ka gjetur një lidhshmëri në mes të barnave që e trajtojnë sëmundjen e osteoporozës dhe zvogëlimin e rezikut nga vdekja e parakohshme. Sidoqoftë, sipas shkencëtarëve njerëzit ende nuk e kanë kuptuar rëndësine e marrjes së barnave, sidomos për shëndetin e eshtrave, shkruan MedicalNews, transmeton Gazeta Express.

Osteoporoza është një sëmundje e eshtrave, e cila manifestohet me thyerje të eshtrave dhe kjo gjendje zakonisht i prekë njerëzit në moshën e shtyer. Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Prandalim të Sëmundjeve, osteoporoza i prekë 24% të femrave dhe 5% të meshkujve në ShBA.

Gjithsesi, sipas studimit të fundit përdorimi i barnave kundër kësaj sëmundjeje është i lidhur me një zvogëlim të dukshëm të vdekjes së hershme.

“Shumica e pacientëve me këtë sëmundje refuzojnë të marrin trajtime, mirëpo ata duhet ta dijnë tani se këto barna jo vetëm që e zvogëlojnë frakturën e eshtrave por edhe e zvogëlojnë rrezikun nga vdekja për 34%”, tha autori i këtij studimi.

Ky hulumtim u bë duke përdorur informacionet e 6.120 pacientëve me këtë sëmundje dhe hulumtuesit vërejtën, që personat që kishin marrur me rregull barnat specifike të kësaj sëmundjeje, kishin jetuar më gjatë.

“Në shpresojmë që ky studim do t’i inkurajojë të gjithë pacientët që vuajnë nga fraktura e eshtrave dhe nga sëmundja e osteoporozës të kërkojnë për  terapi dhe t’i marrin ato me rregull”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...