Home Këshilla Seksuale Bëjeni këtë që të kënaqeni plotësisht në seks

Bëjeni këtë që të kënaqeni plotësisht në seks

5Ka shumë faktorë të cilët mund të ndikojnë në jetën seksuale – mosha, shëndeti, jetesa, dhe e fundit, por më e rëndësishmja, ajo se si ndjeheni në marrëdhënie.

Edhe pse ka shumë shtesa që mund ta rrisin epshin tuaj, ju duhet ta dini se çfarë ju duhet në të vërtetë.

Studime të shumta zbulojnë se mungesa e hekurit mund të ketë një ndikim të keq në epshin tuaj, duke përfshirë mundësinë për të arritur orgazmë, transmeton GazetaExpress.

Një studim konfirmoi se gratë të cilat morën hekur për të mbushur mungesën, kishin një përmirësim të mahnitshëm në jetën e tyre seksuale.

Ushqimet e pasura me hekur, si mishi i kuq, ushqimet e detit, fasulet, dhe perimet si spinaqi ju ndihmojnë që të plotësoni mungesën e hekurit.

Ushqimet e tjera të cilat mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale janë edhe djathi, qumështi, vezët, bananet, pjeshkat, arrat, lajthiat dhe kikirikët.

Në fakt, të gjitha këto rrisin nivelin e dopaminës, një substancë përgjegjëse për rritjen e dëshirës seksuale.

Për më shumë, çokollata e zezë rritë nivelin e serotoninit, apo hormonit të lumturisë, duke çuar në një epsh më të fortë

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sëmundjet e zemrës, kanceri – të ndërlidhura me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

Këto ushqime përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salçiqet, drithërat me sheqer dhe pijet me gaz – në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale. Ngrënja e shumtë e hamburgerëve, picave, biskotave dhe e ëmbëlsirave, po del të jetë e rrezikshme për shëndetin. Një studim i rreth 45.000 njerëzve të moshës së mesme gjeti se vdekjet...