Home Këshilla të ndryshme Benefitet e ushtrimeve fizike

Benefitet e ushtrimeve fizike

Benefitet e ushtrimeve fizikeRrezik i vogël për lëndime. Për shkak të lëvizjeve tejet të kontrolluara të lëvizjeve në yoga, rreziku për lëndime gjatë ushtrimeve është shumë i vogël në krahasim me format e tjera të ushtrimeve.

Sistemi Nervor Parasimpatik: Në shumë nga ushtrimet e tjera fizike sistemi simpatik nervor aktivizohet dhe në këtë mënyrë edhe krijohet sensacioni “lufto-apo-fluturo”. Yoga e aktivizon të kundërtën, sistemin parasimpatik, i cili e ul nivelin e tensionit të gjakut, e ul frymëmarrjen dhe lejon relaksimin dhe shërimin.

Toni i muskujve: Yoga e praktikuar në mënyrë konsistente i forcon më shumë muskujt

Subcorteksi: Rajonet e subcorteksit të trurit janë të asocuara më mirëqenie, yoga mendohet që e dominon subkorteksin, se sa korteksin (ku shumica e ushtrimeve dominojnë)

Reduktimi i konsumimit të oksigjenit: Me yoga konsumoni më pak oksigjen se sa rutinat e tjera tradicionale, dhe në këtë mënyrë duke lejuar trupin të punojë në mënyrë më efecientë.

Frymëmarrja: Me yoga, frymëmarrja është ma natyrale dhe e kontrolluar përgjatë ushtrimeve. Ky lloj i frymëmarrjes është më i pasur me oksigjen për trupin dhe gjithashtu ofron më shumë energji se sa lodhje.

Ushtrime të balancuara: Ushtrimet në Yoga janë të balancuara. Nëse një grup i muskujve është ushtruar në një anë, do të ushtrohet edhe në anën tjetër. Balanca rezulton në një ushtrim më të mirë për tërë trupin.

Jo-garuese. Introspektiviteti dhe natyra vet-ndërtuese të cilën e mëson yoga, largon çfarëdo nevoje për konkurrim në regjimentin ushtrimor. Duke injoruar konkurrencën, yogini është i lirë për të ushtruar ngadalë dhe të shmang çfarëdo lëndimi dhe gjithashtu të krijojë një praktikë më të balancuar dhe me më pak stres.

Kordinimi sy-duar: Pa ushtrime, koordinimi sy-duar zvogëlohet. Yoga e mban dhe përmirëson këtë koordinim.

Deksteriteti: Ndërlidhja e fortë mendje-trup dhe fleksibiliteti i fituar përmes ushtrimeve nga yoga sjell hijeshi dhe shkathtësi.

Qëndrimi: Ushtrimi i të gjithë trupit krijon qëndrueshmëri dhe përdoret shpesh nga sportistët për trajnimet specifike të tyre.

Perceptimi i thellësisë: Të qenit të vetëdijshëm për trupin dhe se si lëvizë, siç njëri bën në yoga, ndihmon në perceptimin më të mirë të thellësisë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...