Home Këshilla të ndryshme Bëni këto ushtrime për të humbur peshën e shtuar gjatë fundvitit

Bëni këto ushtrime për të humbur peshën e shtuar gjatë fundvitit

3Në këtë fillim të muajit janar, ngrënjet e gjata dhe mbi katër pjata të ndryshme, gotat me alkool dhe ëmbëlsirat e shijshme kanë përfunduar.

Po, ngaqë ju keni ndërprerë të gjitha aktivitetet fizike gjatë pushimeve apo nga i ndieni tejkalimet të peshojnë në të gjithë trupin tuaj, ju keni vendosur të riktheheni tek sporti për të eleminuar këto teprica.

Ju kërkoni të filloni menjëherë mëngjesin tuja me rreth 50 pompa për të gjallëruar trupin, por ndërpriteni menjëherë këtë ushtrim.

Për të eleminuar shtresat e dhjamit tunden në barkun tuaj, është e rëndësishme që t’i jepni prioritet aktiviteteve “kardio”, ose thënë ndryshe, aktiviteteve të rezistencës.

Fillimisht duhet t’i dërgoni sinjale progresivisht organizmit se po kaloni sërish në modalitet aktiv. Por nga ana tjetër aktivitetet kardio kërkojnë sforcime muskulare të intensitetit të ulët, pra nuk rrezikon të keni djegie të muskujve dhe të detyroheni të bëni ndërprerje të aktivitetit sportiv vetëm pak ditë pasi keni filluar, përcjell Atsh.

Aktivitetet e rezistencës përfshijnë të gjitha ushtrimet sportive që prekin të gjitha disiplinat. Për të pastuar trupin nga toksina, duhet të përqëndroheni në pesë aktivitete.

Sipas rendit të efektshmërisë, në radhë të parë filloni nga noti, më pas vazhdoni me bicikletën eliptike, me vrapin dhe tërheqjen. Kini parasysh që të zhvilloni pas çdo ushtrimi një seancë çlodhjeje për të evituar dëmtimet.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...