Home Këshilla të ndryshme Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin

Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin

6Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon jashtëzakonisht shumë për ta mirëmbajtur shikimin e mirë.

Më poshtë ju sjellim disa ushtrime të syve, të cilat nuk do t’ju marrin shumë kohë, e gjithashtu janë shumë të lehta për tu bërë:

– Kapitni sytë për dy minuta – ky ushtrim ndihmon për rregullimin e qarkullimit të gjakut brenda syve.

– Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.

– Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë.

– Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...