Home Ushqim Bëni kujdes nga zhurma!

Bëni kujdes nga zhurma!

Kujdes nga zhurma! Personat të cilët jetojnë në vende të zhurmshme kanë rrezik më të madh që të kenë shtypje të lartë të gjakut, sugjeron një studim i realizuar nga shkencëtarët suedezë nga Universiteti Lund.


Rezultatet e tyre tregojnë se personat të cilët çdo ditë janë të ekspozuar ndaj zhurmës më të lartë se 60 decibelë, janë për 25% më të rrezikuar që të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut.

Revista “Environmental Health” paralajmëron se ndaj kësaj sasie të zhurmës janë të ekspozuar ¼ e banorëve të vendeve perëndimore.

Sipas fjalëve të ekspertëve, ekspozimi ndaj zhurmës sjell deri te shfaqja e stresit dhe pagjumësisë- faktorë të njohur që shtojnë rrezikun për shtypjen e lartë të gjakut.

Ky hulumtim është i bazuar në analizat e realizuar te 28.000 njerëz, ndërsa veç tjerash ka treguar se personat më të ndjeshëm në zhurmë, janë ata të moshës së re dhe moshës mesatare.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...