Home Këshilla të ndryshme Bima që shpëton nga problemet me tretje

Bima që shpëton nga problemet me tretje

MentaMenta karamele mund të përdoret në shërimin e ftohjeve, ngërçeve, problemeve në tretje, dhimbjeve të fytit dhe të dhëmbëve.

Nenexhiku është bimë shumë e njohur, duke lënë shije freskuese në gojë dhe për këtë arsye përdoret edhe në preparatet e kozmetikës. Menta karamele relakson muskujt e tretjes duke lehtësuar gazrat dhe duke zvogëluar ndjenjën e fryrjes, përderisa mendohet se konsumimi i kësaj bime shëruese mundet ta përshpejtojë fazën e hershme të tretjes., transmeton Kosova Sot Online.

Këtë e vërteton edhe studimi nga viti 2007, i publikuar në revistën “Journal of Gastroenterology”. Në studim kishin marrë pjesë 10 meshkuj të shëndetshëm, të cilët përmes ushqimit kishin marrë edhe vajin e mentës.

Pas shujtës, ekspertët për 4 orë kishin vëzhguar shpejtësinë e zbrazjes së lukthit dhe kanë vërtetuar se menta karamele kishte ndihmuar në fazën e hershme të tretjes së ushqimit në zbrazjen e lukthit. Sipas autorëve të studimit, menta karamele përshpejton procesin e tretjes së ushqimit dhe mund të jetë shumë e dobishme për personat me çrregullime me tretjen e ushqimit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...