Home Teknologji Internet Bing Streetside i avancuar ndihmon në shëtitjet virtuale

Bing Streetside i avancuar ndihmon në shëtitjet virtuale

Microsofti ka avancuar funksionin Streetside të shërbimit Bing Maps dhe tani është më lehtë të shëtitet nëpër rrugët e qyteteve të përfshira.

Ky funksion tani punon ngjashëm si Google StreetView, dhe shfrytëzuesi përmes miut cakton drejtimin e lëvizjes në mënyrë që paraqitja e rrugës të freskohet automatikisht pa ndërprerje mes dy fotografive, gjë që jep përshtypjen e shëtitjes. Shfrytëzuesi me këtë rast përmes miut mund të testojë edhe ndonjë prej rrugëve anësore, ndërsa kur klikon automatikisht bartet në të.

Përveç këtyre, është futur edhe shikimi shtesë prej së larti për të lehtësuar navigimin, si dhe paraqitja e emrave të restoranteve dhe objekteve afariste “kalimthi”. Linku për ndonjërin prej tyre çon te paraqitja e menysë dhe komenteve të shfrytëzuesve, kështu që e vetmja gjë që s’mund ta bëni është të hani në të, pasi që sigurisht se mund të porositni.

Natyrisht, krejt kjo vlen për qytetet me mbulueshmëri të mirë, kryesisht ato në SHBA.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...