Home Këshilla të ndryshme Birra është e mirë për eshtrat e femrave

Birra është e mirë për eshtrat e femrave

Birra është një pije e cila kryesisht lidhet me botën e meshkujve dhe presim që gjithmonë i pasionuari ndaj birrës, të jetë mashkull.

Mirëpo, në bazë të rezultatit të studimit më të ri shkencor, gratë do të duhej t’u bashkoheshin meshkujve në konsumimin e rregullt të birrës, sepse kjo pije freskuese i forcon edhe eshtrat.

Nëse nuk jeni një adhuruese e birrës, ndoshta ky zbulim interesant do t’ua ndryshojë mendimin. Një grup i studiuesve spanjollë fillimisht ka testuar 1700 femra të shëndosha të moshës mesatare 48 vjeçe rreth shprehurës së tyre për konsumimin e pijeve alkoolike, ndërsa më pas janë bërë kontrollet me ultrazë dhe atë të eshtrave të dorës, sepse në gishta gjithmonë së pari paraqiten simptomat e osteoporozës.

Sipas pohimit të shkencëtarëve, eshtrat e femrave që rregullisht kënaqen në birrë, në të vërtetë janë më të dendur dhe më të fortë dhe kjo do të thotë se këta persona do të kenë gjasa më të vogla që të sëmuren nga osteoporoza.

Nëse i besohet këtij studimi të pazakontë, edhe konsumimi i sasive të vogla të birrës mund të kontribuojë në shëndetin e eshtrave, çka mund të konkludojmë se nuk duhet tepruar në asgjë, edhe kur bëhet fjalë për birrën.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Myku i gojës, katër mënyra për ta kuruar shpejt e shpejt

Myku i gojës është një infeksion i shkaktuar nga përhapja e kërpudhave Candida albicans në mukozën e gojës. Mund të ndodhë në çdo moshë, por më të prekurit kryesisht janë zakonisht fëmijët dhe të moshuarit. Për fat të mirë, është e mundur ta luftoni atë me mënyra natyrale. Edhe pse këto alternativa nuk zëvendësojnë ilaçet antifungale, janë një ndihmë e vlefshme...