Bisedoni me fëmijën gjersa shtyni karrocën e tij

Fëmijët, të cilët me rastin e vozitjes në karrocën e fëmijëve janë me shpinë të kthyer nga prindërit, mund të kenë probleme dhe vështirësi në të folur dhe probleme emocionale.

Shkencëtarët theksojnë se me rastin e blerjes së karrocës së fëmijëve, prindërve do të duhej t’u interesojë vetëm dizajni, si dhe të kenë kujdes që fëmija të shohë personin që po e vozit. Më së miri do të ishte që gjatë vozitjes fëmija të shohë prindin e tij.

Rezultatet e një studimi shkencor në Britani kanë treguar se fëmijët që gjatë vozitjes janë të kthyer me shpinë ndaj personit që e vozitë, e që në rastet më të shpeshta është prindi, në fazën më të vonshme kanë probleme me fjalorin e tyre, pastaj janë më të tërhequr në lojërat interaktive dhe buzëqeshin më pak.

Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 2.000 prindër. Ishte vërtetuar se gjysma e tyre, gjersa po shtynin karrocën e fëmijëve të tyre, kishin qëndruar ballë për ballë me fëmijën.

Është vërejtur se të rrahurat e zemrës të atyre fëmijëve ishin më të qeta, që tregon se ndiheshin më të sigurt. Tek gjysma e atyre fëmijëve që ishin të kthyer me shpinë nga prindërit gjendja ishte krejt më ndryshe.