Home Shëndetësi Bllokuan metastazat e kancerit të gjirit

Bllokuan metastazat e kancerit të gjirit

Metastazave të rrezikshme të gjirit u jep fund, zbulimi i rëndësishëm i shkencëtarëve anglezë, të cilët zbuluan se nëse bllokojnë enzimën LOXL2, bllokojnë dhe shfaqjen e sëmundjes së kancerit në organet e tjera të trupit.

Sipas përfundimeve të shkencëtarëve, kjo enzimë është shkaktare për metastazat e kancerit të gjirit duke ndikuar tek proteinat TIMP1 dhe MMP9. Studime të kaluara kanë treguar se këto dy proteina luajnë rol të rëndësishëm tek metastazat e tumoreve.

“Më tepër se 90% e vdekjeve nga kanceri i gjirit, shkaktohen nga transmetimi i sëmundjes tek organet e tjera si mushkritë, mëlcia dhe kockat”, thekson mjekja Xhanin Erler nga Instituti i Studimeve Kundër Kancerit, e cila drejtoi të gjithë studimin.

Tashmë qëllimi i grupit të saj, është të zbulojë mënyrën për të bllokuar ndikimin e enzimës LOXL2, duke formuar ilace të cilat do të ndalojnë sëmundjen vdekjeprurëse në fazën fillestare të saj.

I njëjti grup shkencëtarësh zbuloi se enzima LOXL2, ka lidhje edhe me forma të tjera të kancerit.

Kjo do të thotë se është e mundur të krijohet një lloj analize e cila do të masi nivelet enzimës fajtore, duke siguruar terapinë e duhur e cila do të veprojë me sukses qysh në fillim. Rezultatet e studimit u publikuan në “Cancer Research”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...